“Ramush Haradinaj president!” Mulaj: Kosovës i duhet dikush nga radhët e UÇK-së, jo një kukull

19 Shtator 2026 | 10:00

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, e ftuar në emisionin Review me Greta Topjana, ka deklaruar se pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Kosovës i duhet një reagim i menjëhershëm dhe zgjedhja e një figure të fortë në krye të shtetit, duke propozuar emrin e Ramush Haradinajt.

Po ashtu, Mulaj theksoi se Kosova nuk ka nevojë për një “president kukull” që thjesht noterizon vendimet e qeverisë, por për një figurë që mban stemën e UÇK-së dhe gëzon besueshmëri dhe peshë në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar Haradinajn si kandidatin më të nevojshëm për këtë moment kritik.

“Bedri Hamza është kryetar i një partie politike. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi nuk janë pronë e një partie politike, por janë pronë e shqiptarëve dhe është detyrë e kryeministrit. Kryeministri ka në dorë, ka edhe financat, ka edhe autoritetin, i kanë të gjitha, të mobilizojë dhe t’i organizojë të gjithë.

Kryeministri i Shqipërisë është inkriminuar dhe Shqipëria, se aty ka akuza dhe për Shqipërinë. Pra ata duhet të ishin në koordinim për të nisur menjëherë mobilizimin e të gjitha resurseve juridike, politike për ta bërë këtë gjë, dhe mbi të gjitha për të zgjedhur presidentin. Po jo një president kukull siç do ta zgjedhin, por një president.

Dhe sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet një president që mban stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një president që i ecën fjala në arenën ndërkombëtare, që e besojnë, që e dëgjojnë. Dhe unë mendoj se më mirë se Ramush Haradinaj dhe më i nevojshëm në këtë moment për të qenë president i Kosovës se Ramush Haradinaj nuk është. Nuk mund ta lësh ti ta kriminalizojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, se nuk ka gjë më të rëndë se në mediat ndërkombëtare të shohësh ti se ish-krerët e UÇK-së janë dënuar për krime lufte.

Do të marrësh një kukull ta bësh president dhe të thuash ky është presidenti i Kosovës që të noterizojë se çfarë do qeveria? Prandaj, domethënë unë thashë, shpresoj që të jetë një moment zgjimi, se ndoshta mbas këtyre mund ta kenë radhën ca të tjerë”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, regjistrohen dy viktima

Në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV), ndërsa gjatë kësaj jave janë raportuar edhe dy raste të vdekjes...
14:59 | 19/09/2026

Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për një vizitë në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka...
14:30 | 19/09/2026

U dënuan nga Gjykata e Hagës, Veliaj propozon shpalljen “Qytetarë Nderi” për katër ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar këtë të shtunë nga qelia për sa i përket vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve...
14:18 | 19/09/2026