"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e shkuara, PD duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen e saj
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
IKSHPK tha se të gjitha personat e prekur janë shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: Tre me shenja klinike të meningjitit akut, tre me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, ndërsa shtatë raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026.
“Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
IKSHPK tha se të gjitha personat e prekur janë shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: Tre me shenja klinike të meningjitit akut, tre me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.
“Gjatë kësaj jave janë raportuar dy raste të vdekjes nga ËNV në Kosovë. Nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit”, thuhet më tej më njoftim.
IKSHPK ka informuar edhe për situatën epidemiologjike në rajon.
“Që nga fillimi i sezonit të transmetimit për vitin 2026 dhe deri më 10 shtator, sipas ECDC-së, janë identifikuar 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor në 15 shtete evropiane, përfshirë edhe disa vende fqinje të Kosovës”, tha IKSHPK.
Masat e ndërmarra
Të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat në rajonet e tyre për ngritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së virusit. Një ekip i IKSHPK-së, në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë, është angazhuar në terren në Gjakovë, ku janë raportuar tri raste, për vlerësimin dhe hulumtimin e situatës epidemiologjike.
Vizitë e ngjashme është realizuar edhe nga QRSHP Ferizaj, ndërsa QRSHP-të kanë planifikuar takime me komunat gjatë javës së ardhshme. Në laboratorët e IKSHPK-së po analizohen edhe mostra të tjera të dyshimta, ndërsa vazhdojnë aktivitetet për monitorimin dhe kontrollin e situatës epidemiologjike.
IKSHPK-ja u bën thirrje të gjitha komunave, në veçanti atyre ku janë konfirmuar raste, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre. Masat duhet të përfshijnë spërkatjen në zonat me prani të shtuar të mushkonjave, largimin e mbeturinave dhe sanimin e kanalizimeve të hapura.
Për mbrojtje personale rekomandohet përdorimi i repelentëve kundër mushkonjave, veshja e rrobave me ngjyra të çelëta që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse në ambient të jashtëm.
Udhëtarët që vizitojnë zona ku raportohen infeksione të transmetuara nga mushkonjat, pas kthimit, rekomandohet të përcillet gjendja shëndetësore për paraqitjen e temperaturës, dhimbjes së kokës, lodhjes, skuqjes së lëkurës ose shenjave neurologjike. Në rast të shfaqjes së simptomave duhet të kërkohet vlerësim mjekësor pa vonesë dhe profesionisti shëndetësor të informohet për historinë e udhëtimit dhe ekspozimin e mundshëm ndaj mushkonjave./Dosja.al
NASA TIRANË- Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis gjatë një ceremonie që do të zhvillohet t&e...
Hysni Patushi TIRANË- Hysni Patushi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në...
Aksidenti FIER- Një drejtues motomjeti, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, është përplasur me një automje...
TIRANË- Hysni Patushi është dorëzuar në polici pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në...
Policia TIRANË- Policia ka dhënë detaje të reja për krimin e rëndë të ndodhur në rrugën “Panorama&r...
Policia TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin në familje në Tiranë. Mësohet se Hysni Patus...
Policia TIRANË- Një krim i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku ...
Manekini GJIROKASTËR-Drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Gjirokastër, Florian Hysi, ka dh&eu...
Policia TIRANË- Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit në zonën e rrugës...
Foto Ilustruese FRANCË- Dy shqiptarë janë dënuar me burgim në Francë, pasi u shpallën fajtorë për përfshi...