Alarm në Arabinë Saudite, shpërthime pranë aeroportit të Riadit

Alarm në Arabinë Saudite, shpërthime pranë aeroportit të Riadit

15:41, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë alarmi është regjistruar të shtunën në Arabinë Saudite, ku autoritetet lëshuan paralajmërime për rrezik ajror në zonën e kryeqytetit Riad, ndërsa në afërsi të aeroportit kryesor u raportuan shpërthime dhe u pa një shtëllungë e madhe tymi.

ImageSipas Reuters, alarmet u dhanë në një kohë kur sulmet e rebelëve Houthi nga Jemeni ndaj objektivave saudite janë intensifikuar. Autoritetet saudite më vonë dhanë sinjalin “all clear”, duke hequr paralajmërimin për rrezikun e menjëhershëm.

ImagePamjet e publikuara nga Reuters tregojnë tym të zi pranë aeroportit të Riadit. Zhvillimi vjen pas disa ditësh tensionesh dhe sulmesh të ndërsjella në rajon, duke rritur shqetësimet për përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco