Shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV) janë konfirmuar në Kosovë, ndërsa gjatë kësaj jave janë raportuar edhe dy raste vdekjeje të lidhura me virusin.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se rastet janë konfirmuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë gjatë periudhës nga 7 gushti deri më 18 shtatori.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, nga shtatë personat e infektuar, pesë janë meshkuj dhe dy janë femra. Dy prej rasteve i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë në grupmosha të ndryshme, deri në 79 vjeç.
Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, tre raste janë regjistruar në Gjakovë, ndërsa nga një rast është konfirmuar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.
Të gjithë pacientët e diagnostikuar me virusin e Nilit Perëndimor janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Sipas të dhënave të raportuara, tre pacientë janë paraqitur me shenja klinike të meningjitit akut, tre me meningoencefalit akut, ndërsa një rast është paraqitur me gjendj


