web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dueli me Tiranën, tek Elbasani kërkojnë vazhdimësi

19 Shtator 2026, 15:51, Sport CNA

Dueli me Tiranën, tek Elbasani kërkojnë vazhdimësi

Elbasani do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv pas fitores së parë të sezonit ndaj Egnatias. Verdheblutë do të përballen me Tiranën në transfertë, në një ndeshje që trajneri Ivan Gvozdenoviç e konsideron një tjetër provë të rëndësishme.

Pas katër javëve të para, Elbasani ka grumbulluar 5 pikë. Fitorja ndaj Egnatias i ka dhënë më shumë besim skuadrës, ndërsa Gvozdenoviç vlerëson se grupi po përmirësohet nga java në javë.

Trajneri e konsideron përballjen me Tiranën si një derbi dhe beson se skuadra e tij mund të marrë tri pikët në kryeqytet. Gvozdenoviç kërkon vazhdimësi në rezultate dhe paraqitje, në mënyrë që suksesi ndaj Egnatias të shërbejë si pikënisje për një ecuri më të mirë.

 Ndeshja Tirana-Elbasani do të luhet të dielën në kryeqytet.





Lajmet e fundit nga