Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Panorama” në Tiranë, ku 58-vjeçarja Lumturie Patushi humbi jetën pasi dyshohet se u godit me thikë në gjoks nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, pas një konflikti të çastit mes çiftit.
Pas sulmit, 68-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u arrestua rreth dy orë më vonë në zonën e Kamzës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit, një rrethanë që mbetet ende për t’u verifikuar nga autoritetet.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave që çuan në krim./Versus.al


