"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e shkuara, PD duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen e saj
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Një raport i shpërndarë në strukturat ushtarake amerikane pretendonte se një anije kineze po transportonte pjesë të lidhura me një program për zhvillimin e armëve bërthamore. Informacioni shkaktoi alarm në ushtrinë amerikane dhe u përgatit një operacion për kapjen e anijes.
SHBA- Një raport i rremë i inteligjencës, i përgatitur me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, për pak sa nuk çoi ushtrinë amerikane në një operacion kundër një anijeje kineze në Lindjen e Mesme, duke rrezikuar një përshkallëzim të drejtpërdrejtë mes Uashingtonit dhe Pekinit. Sipas një raportimi të CNN, ngjarja ndodhi këtë pranverë, gjatë luftës me Iranin.
Një raport i shpërndarë në strukturat ushtarake amerikane pretendonte se një anije kineze po transportonte pjesë të lidhura me një program për zhvillimin e armëve bërthamore. Informacioni shkaktoi alarm në ushtrinë amerikane dhe u përgatit një operacion për kapjen e anijes. Sipas burimeve të cituara nga CNN, ushtarë të armatosur po përgatiteshin të hipnin në bord, ndërsa avionë ushtarakë amerikanë kishin nisur tashmë fluturimin.
Operacioni u ndal pak para se të niste, kur zyrtarët shqyrtuan më me kujdes informacionin e inteligjencës dhe zbuluan se ai ishte përgatitur me ndihmën e një sistemi AI. Chatboti i përdorur nga një analist kishte identifikuar gabimisht ngarkesën e anijes. CNN nuk ka mundur të përcaktojë se çfarë transportonte në të vërtetë anija. Një prej burimeve e cilësoi raportin si krejtësisht të rremë, ndërsa tha se situata pothuajse nisi një luftë.
Si u krijua informacioni i rremë nga AI
Sipas CNN, një analist i Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së në Paqësor, me bazë në Hawaii, përdori një chatbot për të analizuar të dhënat që lidhen me ngarkesën e anijes. Sistemi kombinoi të dhëna nga burime të hapura me informacione të klasifikuara të inteligjencës së sinjaleve dhe arriti në përfundimin e gabuar për përmbajtjen e ngarkesës.
Më pas, analisti përdori sërish AI për të hartuar një raport standard të inteligjencës. Dokumenti u shpërnda te zyrtarët ushtarakë, duke marrë pamjen e një analize të zakonshme dhe të verifikuar. Nuk është bërë e ditur nëse chatboti ishte një mjet komercial apo një sistem i zhvilluar nga qeveria amerikane.
As Pentagoni dhe as Komanda e Operacioneve Speciale në Paqësor nuk kanë komentuar rastin. Rasti ka rikthyer shqetësimet për përdorimin gjithnjë e më të madh të Inteligjencës Artificiale në ushtri dhe në komunitetin amerikan të inteligjencës. Ushtria amerikane po investon në AI për të përshpejtuar proceset e vendimmarrjes, nga analizimi i të dhënave dhe përcaktimi i objektivave deri te planifikimi dhe menaxhimi i operacioneve.
Në janar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, prezantoi strategjinë për përshpejtimin e përdorimit të AI në ushtri. Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga CNN, strukturat e ndryshme amerikane përdorin sisteme të ndryshme AI, me rregulla dhe standarde të ndryshme sigurie dhe verifikimi. Ky rast ka ngritur pikëpyetje të forta mbi rrezikun që informacionet e pasakta të prodhuara nga AI të kalojnë në kanalet zyrtare dhe të përdoren më pas në vendimmarrje ushtarake./Dosja.al
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësis&...
NASA TIRANË- Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis gjatë një ceremonie që do të zhvillohet t&e...
Hysni Patushi TIRANË- Hysni Patushi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në...
Aksidenti FIER- Një drejtues motomjeti, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, është përplasur me një automje...
TIRANË- Hysni Patushi është dorëzuar në polici pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në...
Policia TIRANË- Policia ka dhënë detaje të reja për krimin e rëndë të ndodhur në rrugën “Panorama&r...
Policia TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin në familje në Tiranë. Mësohet se Hysni Patus...
Policia TIRANË- Një krim i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku ...
Manekini GJIROKASTËR-Drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Gjirokastër, Florian Hysi, ka dh&eu...
Policia TIRANË- Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit në zonën e rrugës...