Live Updates /

Krim i rëndë në Tiranë, i moshuari vret me thikë gruan! 68-vjeçari: Kishim konflikte herë pas here

*Një krim i rëndë ndodhi rreth orës 10:30 të paradites së sotme brenda një banese në Zogun e Zi në Tiranë ku i moshuari 68 vjeçar Hysni Patushi vrau me thikë gruan e tij Lumturie Patushi, 58 vjeçe. *Pavarësisht se u transportua në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte. Njoftimin në polici për ngjarjen e rëndë e bëri nipi i mitur 14 vjeçar. *Ndërsa autori u vetëdorëzua pas rreth 3 orësh në arrati.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një krim i rëndë ndodhi rreth orës 10:30 të paradites së sotme brenda një banese në Zogun e Zi në Tiranë ku i moshuari 68 vjeçar Hysni Patushi vrau me thikë gruan e tij Lumturie Patushi, 58 vjeçe. *Pavarësisht se u transportua në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte. Njoftimin në polici për ngjarjen e rëndë e bëri nipi i mitur 14 vjeçar. *Ndërsa autori u vetëdorëzua pas rreth 3 orësh në arrati.

3 Postime
24 MINUTA ME PARE

U v*a nga bashkëshorti i saj, del FOTO e Lumturie Patushit

Krim i rëndë në Tiranë, i moshuari vret me thikë gruan!
Lumturie Patushi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Panorama” në Tiranë, ku 58-vjeçarja Lumturie Patushi humbi jetën pasi dyshohet se u godit me thikë në gjoks nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, pas një konflikti të çastit mes çiftit.

Pas sulmit, 68-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u arrestua rreth dy orë më vonë në zonën e Kamzës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit, një rrethanë që mbetet ende për t’u verifikuar nga autoritetet.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave që çuan në krim./Versus.al

3 ORE ME PARE

Zgjat pak orë arratia e të moshuarit që vrau gruan, 68 vjeçari vetëdorëzohet në polici

Krim i rëndë në Tiranë, i moshuari vret me thikë gruan!

Rreth tre orë pasi vrau me thikë gruan e tij brenda banesës në zonën e Zogut të Zi, 68 vjeçari Hysni Patushi është vetëdorëzuar në polici.

Ai u dorëzua në komisariatin nr.5 të Kamzës. Dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur kreu krimjina e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në sy të nipave të mitur dhe njëri prej tyre telefonoi policinë. Versus.al

4 ORE ME PARE

Krim i rëndë brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan! Nipi i mitur njoftoi policinë

Krim i rëndë në Tiranë, i moshuari vret me thikë gruan!

Tiranë- Një tragjedi brenda familjes ka ndodhur brenda një apartamenti në zonën e Zogut të Zi ku burri vrau me thikë gruan e tij.

Mësohet se autori Hysni Patushi, 68 vjeç ka qenë në gjendje të dehur dhe është përplasur verbalisht me gruan e tij Lumturie Patushin, 58 vjeçe. Pas këtij sherri, e ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima ndërroi jetë në spital. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje po punon për arrestimin e autorit. Ka qenë nipi i mitur 14 vjeçar ai i cili ka parë ngjarjen e rëndë dhe ka njoftuar policinë. Versus.al

Poll