Alarm në Zvicër për Granit Xhakën, prokuroria hap hetim për certifikatat e COVID-it
Nuk ka paqe për Tottenham dhe Roberto De Zerbin. Skuadra londineze humbi edhe ndaj Aston Villës në ndeshjen e vlefshme për javën e 5 të Premier League me rezultatin 2-3 me skuadrën e Unai Emery që i largohet vendeve të fundit të klasifikimit.
Pavarësisht një fillimi pozitiv të ndeshjes, Tottenham e pa veten në disavantazh të trefishtë në 79 minuta lojë. Manzambi në fundin e pjesës së parë i dha avantazhin 1-0 skuadrës së Aston Villas.
Në minutën e 67 ishte Nicolas Jackson që shënoi për Villans duke e çuar rezultatin në 2-0, ndërsa në të 79 Buendia i dha goditjen e radhës Tottenhamit duke shënuar golin e tretë për Aston Villat.
Londinezët gjithsesi reaguan dhe shënuan me Gallagher dhe Van Hecke, që shënuan në minutat e 86 dhe 98, gola që shërbyen vetëm për statistikë pasi sfida u mbyll 3-2 për Aston Villan që tani është me 4 pikë, ndërsa Tottenham mbetet me 2 pikë
Top Channel