“The Independent” përfshin Shqipërinë mes 10 destinacioneve

19 Shtator 2026 | 17:05

Shqipëria është përfshirë nga gazeta britanike “The Independent” mes 10 destinacioneve evropiane që turistët mund të zgjedhin për të shmangur radhët e gjata të shkaktuara nga sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen (EES).

Në artikullin e saj, gazeta shkruan se sistemi i ri, i cili kërkon regjistrimin e të dhënave biometrike të udhëtarëve, si shenjat e gishtërinjve dhe fotografia e fytyrës, ka sjellë vështirësi në disa pika kufitare. Ndërsa disa destinacione e kanë zbatuar pa probleme të mëdha, në të tjera turistët janë përballur me pritje disaorëshe, që në rastet më të këqija kanë arritur deri në pesë orë.

Për këtë arsye, ajo sugjeron disa vende që nuk janë pjesë e zonës Shengen dhe ku nuk zbatohet sistemi EES, mes tyre edhe Shqipërinë. The Independent shkruan se  Riviera Shqiptare, ofron plazhe që ngjasojnë me Maldivet, me rërë të bardhë dhe ujëra ngjyrë bruz. Ksamili dhe Himara përmenden si dy nga destinacionet më të njohura bregdetare.Por Shqipëria nuk ofron vetëm pushime në plazh.

Për turistët që preferojnë natyrën dhe aventurën, gazeta rekomandon Alpet Shqiptare për ecje mes peizazheve mbresëlënëse. Një prej itinerareve të veçuara është kalimi i Qafës së Valbonës, një shteg rreth 16 kilometra i gjatë, që ofron pamje panoramike të maleve dhe shkëmbinjve gëlqerorë. Për ata që preferojnë turizmin urban, The Independent sugjeron Tiranën si një destinacion ekonomik për një udhëtim të shkurtër.

Kryeqyteti shqiptar ofron një ndërthurje ndërtesash shumëngjyrëshe, nga periudha osmane dhe ajo sovjetike, deri te ndërtimet moderne me arkitekturë të veçantë. Përveç Shqipërisë, The Independent rekomandon edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Moldavinë, Qipron, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar si destinacione ku turistët mund të shmangin kontrollet EES në kufijtë e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërndanin lëndë narkotike të ndara në doza në qytetin e Laçit, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Lezhës, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në doza në qyetitn e Laçit. Sipas raportimeve...
14:37 | 19/09/2026

U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunën nga policia e Korçës, pasi u kap në flagrancë duke u dhënë ndihmë disa emigrantëve për...
13:19 | 19/09/2026

Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme...
13:08 | 19/09/2026