Edhe një i vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shtatë të infektuar

Edhe një i vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shtatë të infektuar

17:09, 19/09/2026

Edhe një i vdekur është regjistruar në Kosovë nga virusi i Nilit Perëndimor. Deri tani janë shtatë raste të konfirmuara të infeksionit me virus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Disa ditë më herët, IKSHPK-ja njoftoi për vdekjen e parë nga ky virus në Kosovë. 

Të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: tri me shenja klinike të meningjitit akut, tri me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.

"Gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, në Laboratorin e Mikrobiologjisë të IKSHPK-së janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV) në Kosovë. Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë", thuhet në njoftimin e Institutit.

Sipas IKSHPK-së, nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Ndërkaq, vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco