“E kishte gënjyer” - Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

19 Shtator 2026, 18:25Bota TEMA
“E kishte gënjyer” - Hysni Patushi rrëfen para hetuesve

68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka deklaruar se kishin konflikte herë pas here, pasi sipas tij, gruaja Lumturie Patushi qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”.

Ai u tha hetuesve se i kërkonte gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Paraditen e sotme, ai e ka marrë në telefon dhe, sipas tij, gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u.

68-vjeçari ka shkuar dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës dhe sipas tij, ajo e kishte gënjyer.

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici.

Lini një Përgjigje