Roma-Inter, formacionet zyrtare: Balerdi titullar, Chivu u beson Jones dhe Diouf

Roma-Inter, formacionet zyrtare: Balerdi titullar, Chivu u beson Jones dhe Diouf

17:15, 19/09/2026

Roma dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për supersfidën e kampionatit në “Olimpico”. Gian Piero Gasperini dhe Cristian Chivu kanë bërë zgjedhjet e tyre për këtë përballje të rëndësishme.

Te Roma, Balerdi ka fituar balotazhin me Ndicka-n dhe do ta nisë ndeshjen si titullar në qendër të mbrojtjes. Edhe Koné është në formacionin e parë. Në sulm, krahas Dybala-s dhe Malen, Gasperini ka zgjedhur Soulé, duke lënë në stol Rodrigo Mora-n.

Në krahun tjetër, Chivu i ka besuar Diouf-it në të djathtë, duke preferuar atë ndaj Luis Henrique-n. Në mesfushë, Curtis Jones do të luajë së bashku me Zielinskin dhe Barella-n, ndërsa Sucic do ta nisë nga stoli.

Në repartin ofensiv të Interit rikthehet nga minuta e parë dyshja Lautaro Martínez-Thuram. Sulmuesi argjentinas mungoi në formacionin titullar javën e kaluar, pasi mori një pushim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco