Donat Rrudhani do të mungojë në grumbullimin e ardhshëm të Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, për shkak të një dëmtimi të pësuar së fundmi.
Në vend të tij, trajneri Franco Foda ka ftuar Meriton Korenicën, i cili fillimisht ishte pjesë e listës së zgjeruar. Korenica rikthehet në listën e “dardanëve” për katër ndeshjet e ardhshme.
Kosova do të presë Irlandën më 24 shtator në Prishtinë, ndërsa më 27 shtator do të luajë në transfertë ndaj Austrisë.
Më 1 tetor, “dardanët” do të përballen me Izraelin në Debrecen të Hungarisë. Cikli i ndeshjeve do të mbyllet më 4 tetor ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lini një Përgjigje