Gjysma e popullsisë shqiptare ka vështirësi për mbylljen e muajit, pasi të ardhurat nuk u mjaftojnë për të përballuar shpenzimet bazë. Sipas Eurostat, për vitin 2023, 46.3% e shqiptarëve deklarojnë se e përballojnë jetesën me vështirësi ose shumë vështirësi, duke u renditur e dyta në Europe.
Në një intervistë për Syri Tv, me gazetaren Sibora Bitri, eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti analizon faktorët kryesorë.
“Si mund të mos ketë varfërinë më të lartë praktikisht në rajon kur ti je vendi i cili ke ekonominë më të dërmuar në rajon? Ke ekonominë më klienteliste në rajon, ke ekonominë me më pak konkurrencë në rajon, ke ekonominë që abuzon hapur me fondet buxhetore të saj për ata aktorë e autorë të politikës apo dhe të ekonomisë, siç janë dhe një pjesë e biznesit, pjesë e lojës së klientelizmit dhe korrupsionit të cilët abuzojnë me paratë e buxhetit
Ke një ekonomi që ka taksat më të larta në rajon. Ke një ekonomi që ka korrupsionin, sipas Transparency International, më të lartin në rajon e më gjerë. Ke një ekonomi që ka më pak investime të huaja direkte që i thith. Ke një ekonomi ku rinia është larguar, fuqia punëtore është larguar, dhe siç e kemi parë, po na vijnë të huajt tashmë.
Kur be jemi këtë politikë qeverisëse e cila renditet për gjërat e këqija gjithmonë lart dhe për gjërat e mira gjithmonë e fundit si mund të kesh rezultat ndryshe për sa i përket edhe niveleve të varfërisë që praktikisht kemi aktualisht sot, që ngrysin familjet shqiptare? 46%, pra gjysma praktikisht e shqiptarëve, nuk e ngrysin dot muajin.
Ta kthejmë pak në statistikat zyrtare. INSTAT-i, qeveria thotë: Shqipëria ka mbi 2.4 milionë banorë Nga këta, praktikisht i bie 1.2 milionë banorë nuk e ngrysin dot muajin . Po të paktën 1/3 e këtyre janë fëmijë. Pra kemi një qeverisje që thotë: 400.000 fëmijë shqiptarë nuk ushqehen dot siç duhet, nuk vishen dot siç duhet dhe nuk kanë kushtet bazike të shtëpisë së tyre.
Situatën e kemi të qartë. Gjysma e shqiptarëve nuk e siguron dot asgjë bazike . Pra gjithë paratë që ata marrin në një muaj, nuk u mjaftojnë ato para as për ushqimet bazë, për faturë uji, faturë dritash, faturë ilaçesh dhe qira nëse kanë qira, sepse këto janë shpenzimet bazike. Dhe sipas shifrës së fundit të Eurostat, gjysma e shqiptarëve janë te kjo kategori. Gjysma tjetër, që janë një çikë më mirë se këta, harxhojnë afërsisht 80% të të ardhurave të tyre në shpenzimet bazike. Dhe kjo përkon edhe me raportimin e vetë qeverisë shqiptare, të INSTAT-it, ku po të shohësh mbi 40% e të ardhurave familjare – për atë gjysmën që thashë edhe një herë që nuk është në zgrip, që nuk është në varfëri, që nuk është në atë situatën alarmante që thotë raporti i Eurostatit – edhe këta të tjerët, gjysmën, ose 40% të parave i shpenzojnë vetëm për ushqim.”
© SYRI.net