web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

19 Shtator 2026, 18:01, Sport CNA

VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Vorës, në sfidën e javës së pestë në Superiore. Një përballje e luftuar nga të dyja ekipet, që në fund u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Pjesa e parë foli më shumë për Vorën, që kaloi në avantazh në minutën e 33-të, me një supergol të shënuar nga Bernard Karrica.

Në fraksionin e dytë, Skënderbeu ishte më kërkues, por vuajti në metrat e fundit. Vora mbeti më 10 lojtarë në minutën e 63-të, pas ndëshkimit me të kuq të Kasharit. Pavarësisht protestave të vendasve, arbitri nuk e ndryshoi vendimin.

Në shtesë, arbitri u thirr nga VAR-i dhe akordoi penallti për Skënderbeun, të cilën e ktheu në gol Bismark.

Me këtë barazim, Vora mban vendin e tetë me katër pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e parafundit me tre pikë të grumbulluara.





Lajmet e fundit nga