Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon Ramën se në mënyrë antikushtetuese dhe tinëzare, po relativizon problemet madhore të shqiptarëve duke e zhvendosur debatin te paga e gjyqtarëve.
"Ndërsa Edi Rama, në mënyrë antikushtetuese dhe tinëzare, relativizon problemet madhore të shqiptarëve duke e zhvendosur debatin te paga e gjyqtarëve, qeveria e Malit të Zi fqinj, rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe gati dyfishon pagat dhe pensionet e qytetarëve të saj.
Por përse ky dallim kaq i madh për pagat dhe pensionet, midis Shqipërisë dhe Malit të Zi?
Sepse i tillë është edhe dallimi për nivelin e të ardhurave që mblidhen në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (Mali i Zi 40.3%, ndërsa Shqipëria 28.3%): Rreth 4 miliard euro në vit.
Kjo diferencë 12%, që vidhet në Shqipëri dhe nuk arkëtohet në buxhetin e shtetit, mblidhet nga Mali i Zi dhe përdoret për të dyfishuar pagat dhe pensionet.
Ky është problemi madhor i shqiptarëve: Vjedhja nga Edi Rama e të paktën 4 miliard eurove në vit. Jo paga e gjyqtarit."
© SYRI.net