Në një intervistë për Syri Tv, deputeti i PD-së, Bledi Himçi thotë se mosheqja e imunitetit e ish zv.kryeministres Belinda Balluku është dështimi më i madh i reformës në drejtësi. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po e fut në përplasje pushtetin gjyqësor me pushtetin parlamentar dhe atë ekzekutiv
Mosheqja e imunitetit për Belinda Ballukun është dështimi më i madh që mund t'i krijohet dhe sfida më e madhe që pushtetit gjyqësor po has në këtë moment. E them sfida më e madhe sepse Edi Rama po e fut në përplasje pushtetin gjyqësor me pushtetin parlamentar dhe atë ekzekutiv. Mosheqja e imunitetit për Belinda Ballukun përbën që reforma në drejtësi të ketë dështimin e saj
Nëse shikojmë që ka një dështim të reformës në drejtësi, është mosheqja e imunitetit dhe vënia para drejtësisë për Belinda Ballukun. Të fillosh dhe të interpretosh si kryeministër nëse ka të drejtë SPAK apo nuk ka të drejtë SPAK, dhe duke e trajtuar çështjen si opsion që "Mbreti Diell" Edi Rama mund të vendosë dhe mund të gjykojë si një monark absolut nëse ka të drejtë drejtësia apo jo. Parlamenti kishte një dhe vetëm një detyrë: heqjen e imunitetit dhe vënien para drejtësisë” tha Himçi në një intervistë për gazetaren Sibora Elezi.
© SYRI.net