"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e shkuara, PD duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen e saj
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Demonstratat mbarëkombëtare u nxitën nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një gruaje të re e cila ishte akuzuar për shkeljen e ligjit të diskutueshëm për hixhabin në Iran.
IRAN- Shahriar Mohammadi ishte në mesin e qindra njerëzve të vrarë gjatë shtypjes së përgjakshme të protestave “Gruaja, Jeta, Liria” nga autoritetet iraniane, të cilat shpërthyen katër vjet më parë.
Demonstratat mbarëkombëtare u nxitën nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një gruaje të re e cila ishte akuzuar për shkeljen e ligjit të diskutueshëm për hixhabin në Iran.
Protestat nisën si kundërshtim ndaj zbatimit të dhunshëm detyrues të shamisë islame, por u shndërruan në një nga sfidat më të qëndrueshme ndaj sundimtarëve klerikalë të Iranit, të cilët përdorën forcë vdekjeprurëse për t’i shtypur protestat, duke vrarë rreth 500 njerëz, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.
Mohammadi u qëllua në qytetin veriperëndimor Bukan në nëntor të vitit 2022. Forcat iraniane të sigurisë hapën zjarr ndaj automjetit të tij dhe 28-vjeçari më vonë vdiq në spital nga plagët e marra, ka thënë familja e tij.
“Është shumë e vështirë t’i përshkruash me fjalë këto katër vjet”, tha motra e tij, Asrin Mohammadi, për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë (REL).
“Jeta jonë ndryshoi dhe u përmbys plotësisht”, shtoi ajo.
Në përpjekje për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Mohammadit, familja e tij u përplas drejtpërdrejt me autoritetet.
Policia iraniane arrestoi dhe mori në pyetje Asrinin dhe vëllain e saj tjetër, Miladin, tha ajo. Gjithashtu, familjes iu ndalua të vizitonte varrin e Mohammadit dhe të mbante tubime për të përkujtuar vdekjen e tij.
“Për shkak se kërkuam drejtësi, u arrestuam, u torturuam – psikologjikisht dhe fizikisht – dhe u detyruam të emigronim”, tha Asrin.
“Këto katër vjet kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, veçanërisht duke pasur parasysh përmasat e humbjes që përjetuam”, theksoi ajo.
“U detyrova ta braktis atdheun tim”
Asrin dhe vëllai i saj u larguan nga vendi dhe shkuan në Kanada menjëherë pasi u liruan nga paraburgimi, tha ajo.
“Doja të qëndroja në Iran dhe të bëja diçka, në mënyrë që përgjegjësit të paguanin një çmim”, tha Asrin. “Fatkeqësisht, ata vazhduan të më ndiqnin dhe ngritën një çështje shumë serioze kundër meje. Prandaj, u detyrova ta braktis atdheun tim”.
Edhe në mërgim, ajo dhe vëllai i saj kanë vazhduar luftën e tyre për drejtësi, duke punuar me organizata të njohura për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të përgatitur dosje të hollësishme të rasteve.
“Nuk pres që drejtësia të vihet në vend brenda natës”, tha Asrin. “Por dua që të gjithë të përfshirët – ata që urdhëruan vrasjet, ata që kryen shtypjen dhe ata që qëlluan me armë – një ditë të gjykohen dhe të mbajnë përgjegjësi para gjykatave të pavarura”.
Amnesty International më 16 shtator publikoi një raport prej më shumë se 1.000 faqesh në të cilin akuzoi autoritetet iraniane për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit, vrasjes, torturës, zhdukjes me forcë, burgosjes, përdhunimit dhe persekutimit gjatë protestave të vitit 2022.
Bazuar në intervistat me 270 njerëz dhe analizimin e më shumë se 2.000 videove, raporti gjeti 87 zyrtarë iranianë, për të cilët Amnesty International tha se duhet të hetohen për krime kundër njerëzimit.
Kjo organizatë për të drejtat e njeriut tha se autoritetet shënjestruan në mënyrë disproporcionale pakicat etnike kurde dhe baluçe të Iranit, “me shtypje vdekjeprurëse dhe i nënshtruan ato ndaj krimit kundër njerëzimit të persekutimit”./REL
pamje nga zjarri DURRËS- Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi në lagjen 13 t...
pamjet FIER- Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundë...
pamjet nga protesta VLORË- Qytetarët e Vlorës janë ngritur sërish në protestë pranë kantierit të Muz...
Hysni Patushi TIRANË- 68-vjeçari, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre n...
foto ilustruese SHBA- Një raport i rremë i inteligjencës, i përgatitur me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, për ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësis&...
NASA TIRANË- Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis gjatë një ceremonie që do të zhvillohet t&e...
Hysni Patushi TIRANË- Hysni Patushi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në...
Aksidenti FIER- Një drejtues motomjeti, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, është përplasur me një automje...
TIRANË- Hysni Patushi është dorëzuar në polici pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në...