E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Thellohet skandali i pronave në Fier! Lihen në burg ish-drejtorët e Kadastrës, “arrest shtëpie” biznesmeni

Thellohet skandali i pronave në Kadastrën e fierit. Me urdhër të prokurorisë, gjykata ka vendosur një tjetër masë për ish-drejtorin Ertis Shehu, i cili u arrestua më herët për tjetërsimin e pronave në Seman. Hetimet e reja kanë të bëjnë me abuzime me tokat në Levan.

Në pranga përfundoi gjithashtu përfituesi i pronave, Ervin Habilaj, ndërsa për topografin e Emiljano Ruko është vendosur masa, detyrim paraqitjeje.

Bëhet fjalë për kompensimin e 100 hektarëve tokë në Levan ku shteti ka paguar afro 54 milionë lekë. Edhe pse i ka marrë paratë, përfituesi Ervin Habilaj i ka regjistruar sërish këto toka në Kadastër.

Më herët prokuroria e fierit zbuloi skandalin e pronave në seman ku janë tjetërsuar më shumë se 1100 hektarë tokë.

Në pranga përfunduan ish-drejtorët e Kadastrës, Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, si dhe juristi i institucionit, Piro Çela, për të cilët gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërsa për përfituesin e pronave, Kastriot Hasko, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.