Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hetim për certifikatat e COVID-it, Granit Xhaka thirret nga Prokuroria zvicerane

    Trump dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Groenlandën, SHBA zgjeron praninë ushtarake në ishull

    Zubin-Potok/ Identifikohen me ADN tri viktima nga varrezat masive, Kurti: I përkasin Grupit të Intelektualëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Zubin-Potok/ Identifikohen me ADN tri viktima nga varrezat masive, Kurti: I përkasin Grupit të Intelektualëve
    Kosovë

    Zubin-Potok/ Identifikohen me ADN tri viktima nga varrezat masive, Kurti: I përkasin Grupit të Intelektualëve

    September 19, 2026

    Tri viktima janë identifikuar përmes analizave të ADN-së nga mbetjet mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Sipas Kurtit, rezultatet e para të ADN-së, të pranuara nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave dhe lidhjen e tyre me personat e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

    Bëhet fjalë, sipas kryeministrit të Kosovës, kryesisht për qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999. Kurti pretendon se ata u morën me dhunë nga forcat serbe.

    Familjarët e tri viktimave janë njoftuar për rezultatet e identifikimit, duke marrë përgjigje për fatin e të afërmve të tyre pas 27 vitesh.

    Kurti bëri të ditur se raportet e ADN-së i janë përcjellë Institutit për Mjekësi Ligjore dhe se përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të Institutit kanë komunikuar menjëherë me familjet.

    Kryeministri ka shprehur pritshmërinë që në ditët dhe javët në vijim të mbërrijnë edhe rezultatet për mostrat e tjera të dërguara për analizë ADN-je, me shpresën që edhe familjet e tjera të marrin përgjigjet që presin prej dekadash.

    “Më pak se dy muaj nga konfirmimi i varrit të parë masiv, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si ‘Grupi i Intelektualëve’, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe”, shkruan Kurti.

    Ai shton se rezultatet e identifikimit nuk mund ta shuajnë dhimbjen e familjeve, por u japin atyre fund pritjes dhe pasigurisë për fatin e të afërmve.

    “Më 27 korrik u konfirmua gjetja e varrit masiv në Kalludër. Gjatë vizitës në këtë lokacion, theksova se është jetike që faktorët ndërkombëtarë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar më 2 maj 2023 në Bruksel”, deklaron Kurti.

    Ai kërkon veçanërisht hapjen e arkivave që, sipas tij, mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Në këtë kuadër, Kurti përmend edhe arkivin e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, për të cilën pretendon se ka kryer masakra në Kosovë, veçanërisht në Drenicë.

    Sipas Kurtit, dokumentacioni i kësaj brigade është klasifikuar nga Serbia në vitin 2014 për një periudhë 30-vjeçare.

    “Përkushtimi ynë institucional do të vazhdojë me kërkime në terren, mbështetje për procesin e identifikimit dhe komunikim të drejtpërdrejtë e të kujdesshëm me familjet. Do të qëndrojmë pranë tyre dhe do t’i mbështesim në kërkesat për të vërtetën, drejtësinë dhe kthimin me dinjitet të më të dashurve”, shprehet kryeministri i Kosovës.

    Kurti e cilëson zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë si një prioritet shtetëror të Kosovës dhe një detyrim që mbetet i hapur për sa kohë familjet vazhdojnë të presin përgjigje.

    Ai ka deklaruar se edhe gjatë vizitës në SHBA dhe takimeve në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, çështja e personave të zhdukur do të jetë pjesë e angazhimit të tij.

    “Pjesë e pandashme e kësaj agjende do të jetë kërkesa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e zotimeve të marra, hapjen e arkivave dhe ofrimin e informacionit që mundëson zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë”, përfundon Kurti.

    kurti mbetjet mortore Zubin Potok
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hetim për certifikatat e COVID-it, Granit Xhaka thirret nga Prokuroria zvicerane

    September 19, 2026

    Trump dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Groenlandën, SHBA zgjeron praninë ushtarake në ishull

    September 19, 2026

    Zubin-Potok/ Identifikohen me ADN tri viktima nga varrezat masive, Kurti: I përkasin Grupit të Intelektualëve

    September 19, 2026

    Maran e lë sërish jashtë Kombëtares, Jasir Asani reagon: Historia nuk harrohet kurrë

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.