web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Falsifikim dokumentesh dhe përfitim i padrejtë i pronave/ Gjykata e Fierit cakton masat për 4 të arrestuar

19 Shtator 2026, 18:22, Aktualitet CNA

Falsifikim dokumentesh dhe përfitim i padrejtë i pronave/ Gjykata e

Gjykata ka lënë në burg dy ish-drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, E.Sh dhe B.K. Masa e sigurisë "arrest në burg" është lënë dhe për juristin P.Ç.

Ndërkohë bëhet me dije se për biznesmenin K.H., është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Njoftimi i plotë:

1. Vazhdimin si masë sigurimi personal shtrënguese ndaj personit nën hetim E.S., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

2. Vazhdimin si masë sigurimi personal shtrënguese ndaj personit nën hetim P.Ç., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Vazhdimin si masë sigurimi personal shtrënguese ndaj personit nën hetim B.K., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal shtrëngues ndaj personit nën hetim K.H., nga masa e sigurimit “Arrest në burg” në atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Masë e cila do të vuhet nga personi nën hetim në banesën e tij

5. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga adresa e banimit dhe të mos ketë kontakte me persona të tjerë përveç pjesëtarëve të familjes.

6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K.H., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

7. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

8. Ngarkohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore të mbikëqyrin dhe kontrollojnë zbatimin e vendimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, nga personi nën hetim K.H.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi K.H., duke paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, ka arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë një sipërfaqe toke prej 1,143 hektarësh, si dhe 150.000 euro të ndodhur në zonat kadastrale 3301 dhe 3358, Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier.

Më pas, shtetasi K.H., duke u paraqitur në cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit edhe të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar, u ka shitur këtë tokë dy shoqërive të ndryshme.

Shtetasit E.Sh. dhe B.K., në cilësinë e drejtorëve të ASHK, Fier, dhe shtetasi P.Ç., në cilësinë e specialistit, jurist, pranë ASHK në Fier, kanë regjistruar pasuritë në fjalë në bashkëpronësi të shtetasit K.H., në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë bëhet me dije se në kuadër të hetimeve u sekuestruan mbi 76 pasuri, me sipërfaqe totale prej 1143 hektarësh tokë si dhe 150.000 euro. /CNA





Lajmet e fundit nga