• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

18:37 : 19/09/2026
në BOTA

Zyrtarët rusë pretenduan se sistemet e votimit kanë qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik, teksa qytetarët po votojnë të shtunën në ditën e dytë nga tri ditët e votimit për Dumën Shtetërore, dhomën e ulët të Parlamentit.

Nuk pati konfirmim të pavarur për sulmet të shtunën. Zyrtarja më e lartë e zgjedhjeve në vend, Ella Pamfilova, pretendoi se përpjekjet për të ndërprerë procesin u parandaluan, por nuk dha detaje.

Ministria ruse e Zhvillimit Digjital raportoi për një përpjekje sabotimi ndaj një linje komunikimi në rajonet e vendit në Paqësor, por tha se nuk pati ndërprerje të procesit të votimit.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në Rusi që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. Rusia zhvilloi zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, të cilat Vladimir Putin i fitoi me lehtësi.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është në fletëvotim për zgjedhjet e kësaj jave për Dumën Shtetërore. Por në garë është Rusia e Bashkuar, partia e mbështetur nga Kremlini, si dhe politikat e Kremlinit lidhur me luftën.

Lexo edhe:

Si Rusia po përdor aplikacionin Max për të spiunuar qytetarët?

Jeanne Shaheen për Rusinë, Ballkanin dhe NATO-n: “Putin po tenton të na rraskapitë”

Zyrtarët thanë se rreth 33 për qind e votuesve me të drejtë vote kishin votuar deri në mesditën e së shtunës.

Pak ekspertë presin ndryshime të mëdha në përbërjen e Dumës me 450 vende, e cila dominohet nga partia qeverisëse Rusia e Bashkuar, e lidhur me Kremlinin.

Për vite me radhë, këshilltarët politikë të Kremlinit kanë përdorur mjete të ndryshme për të kontrolluar dhe orientuar sistemet zgjedhore dhe administrative të vendit, për të siguruar që zgjedhjet të prodhojnë rezultatet e përcaktuara.

Mesazhi elektoral kundër luftës i partisë Jabloko ka tërhequr mbështetës të rinj, qindra prej të cilëve mbushën rrugët jashtë Gjykatës Supreme ruse, ndërsa gjykata shqyrtonte argumentet për përjashtimin e partisë nga zgjedhjet.

Lufta në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë janë faktorë që rëndojnë mbi zgjedhjet. Në javët para votimit, zyrtarët ia ndaluan partisë politike Jabloko të merrte pjesë në zgjedhje, duke u thirrur në parregullsi teknike, ndërsa mesazhet e saj kundër luftës duket se kishin gjetur mbështetje te disa rusë.

Megjithëse është e vështirë të bëhen sondazhe të opinionit për shkak të politikave represive që kanë kriminalizuar kundërshtimin ose opozitën ndaj luftës, disa sondazhe kanë treguar rënie të mbështetjes për Putinin, si dhe për Rusinë e Bashkuar.

Në prag të votimit, Putin u bëri thirrje rusëve të dilnin për të votuar, duke thënë se rezultatet do të shërbenin si tregues i mbështetjes për trupat ruse që luftojnë në Ukrainë.

Rezultatet zyrtare nuk priteshin para 21 shtatorit. /REL

Etiketa: Rusisulme kibernetike

Lajme të lidhura

BOTA

Si Rusia po përdor aplikacionin Max për të spiunuar qytetarët?

12:47 : 18/09/2026
AKTUALITET

Jeanne Shaheen për Rusinë, Ballkanin dhe NATO-n: “Putin po tenton të na rraskapitë”

09:00 : 18/09/2026
BOTA

Rusia dhe Kina vendosin veton ndaj SHBA-së në OKB, bllokohet monitorimi i sanksioneve ndaj Iranit

08:27 : 18/09/2026
BOTA

A po përgatitet Polonia për luftë me Rusinë?

18:11 : 17/09/2026
BOTA

Vritet në Ukrainë gjenerali i shpallur “Hero i Rusisë”

21:13 : 16/09/2026
AKTUALITET

Kërcënimet ruse/ Von der Leyen kërkon krijimin e Këshillit të Sigurisë Evropiane

13:44 : 16/09/2026

TË GJITHA

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

18:37 : 19/09/2026

E akuzojnë për pronat e gjyshit/ Gjykata e Fierit çon në arrest shtëpie 72-vjeçarin Kastriot Hasko

18:28 : 19/09/2026

Tre vjet nga premtimi elektoral/ Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, lë fshatrat pa ujë të pijshëm

18:10 : 19/09/2026

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

17:59 : 19/09/2026

Dogji mbeturinat, banori në Durrës i vë flakën lagjes 13, zjarri pranë banesave

17:41 : 19/09/2026

“Klienti specifik”/ Lala: Si fshihej emri i Ballukut në dosjen e vilës luksoze në Palasë

17:26 : 19/09/2026

Protestë në Vlorë/ Qytetarët kundër muzeut hebraik

17:10 : 19/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com