Qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sot në Helvetiaplatz të Cyrihut, në një tubim paqësor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi me moton “Jo në emrin tim”, është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër.
Pjesëmarrësit janë paraqitur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, duke shprehur solidaritet me ish-krerët e saj dhe pakënaqësinë e tyre me vendimin e Hagës.
Organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa në njoftimin e tyre kanë theksuar se aktiviteti është mbajtur me leje zyrtare nga Policia e Cyrihut.
Tubime të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera evropiane ku ka diasporë shqiptare.
© SYRI.net
'Dita e 9-të, Ku është kërkesa për Ballukun?' Bardhi: SPAK duhet të zbatojë ligjon jo të presë Edi Ramën
Deputeti Himçi: Mosheqja e imunitetit për Belinda Ballukun është dështimi më i madh për reformën në drejtësi
Meta: Vjedhja nga Edi Rama e të paktën 4 miliard eurove në vit, është problemi madhor, jo paga e gjyqtarit