Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Dolces? Ish-banorja poston foto të ëmbla krah partnerit misterioz

Shkruar nga Newsbomb
Kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Dolces?
Dolce

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, është në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pas zërave se ndodhet në një lidhje dashurie.

Këto aludime, vetë Dolce i ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet e përqafuar nga partneri i saj. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos zbulojë fytyrën apo identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Fotografinë ajo e ka shoqëruar me një mbishkrim në latinisht, “Omnia cum tempore” (Çdo gjë me kohën e vet), si dhe me një emoji të zemrës së kuqe.

Postimi i saj ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe mijëra pëlqime, ndërsa në rrjet kanë nisur aludimet se kush është mashkulli që qëndron krah saj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese