E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gemini hakon tri kompani! Modeli i Google del jashtë kontrollit, tenton të hyjë në sisteme të mbrojtura me fjalëkalim

 Modeli i inteligjencës artificiale Gemini, i Google arriti të hynte në disa sisteme të mbrojtura gjatë një testi të sigurisë kibernetike. Rasti ndodhi në maj gjatë një vlerësimi të zhvilluar nga kompania “Irregular”, e cila teston sigurinë e modeleve të inteligjencës artificiale.

Gjatë testit, Gemini kërkoi informacione në internet dhe tentoi të hynte në tre faqe që mendonte se ishin pjesë e provës. Në një rast, modeli provoi fjalëkalime të ndryshme derisa arriti të hynte në një sistem.

Në dy rastet e tjera, ai gjeti kredenciale të publikuara online dhe i përdori për të hyrë në sisteme të mbrojtura.

Google tha se të gjitha subjektet e prekura u njoftuan dhe se problemet janë rregulluar. Sipas kompanisë, Gemini ndaloi vetë veprimet e tij në të tre rastet.

Një seri ngjarjesh të njëpasnjëshme janë raportuar gjatë një periudhe 10-ditore. Laboratorët më të mëdhenj të inteligjencës artificiale po kalojnë një periudhë tronditjeje, pasi ekspertët lajmëruan se krijimet e tyre mund të kërcënojnw shkatërrimin e vetë njerëzimit.

Këto incidente kanë rikthyer diskutimin për sigurinë e modeleve të AI-së, veçanërisht tani që ato po marrin më shumë autonomi dhe akses në internet.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.