Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë këtë të shtunë për prishjen e katër objekteve dykatëshe dhe një strukture plazhi të ndërtuara pa leje në zonën bregdetare të Borshit, në Bashkinë Himarë.
Më tej IKMT ka bërë me dije se po ashtu në zonën e Llamanit është kryer prishja e disa mureve rrethuese të ndërtuara në shkelje të ligjit.
Njoftimi i IKMT:
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ndërhyri për prishjen e katër objekteve dy katëshe dhe një strukture plazhi të ndërtuara pa leje në zonën bregdetare të Borshit, Bashkia Himarë. Gjithashtu, në zonën e Llamanit u krye prishja e disa mureve rrethuese të ndërtuara në shkelje të ligjit. IKMT mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi në të gjithë territorin. Çdo subjekt apo individ që dëshiron të kryejë ndërtim duhet tu drejtohet institucioneve për tu pajisur me lejet sipas përcaktimeve ligjore.
