“Shqipëria do bëjë revolucion”.
Më këto thirrje në kor, protestuesit kanë dalë edhe sot në shesh, në ditën e 112 në Tiranë.
Ata kanë nisur grumbullimin si çdo pasdite në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar së bashku para zyrës së kryeministrit.
Pas stacionimit kanë vijuar me fjalimet e përnatshme, duke mbetur ‘stoikë’ në kërkesat e tyre për dorëheqje të kryeministrit dhe gjithë klasës politike.