112 ditë protesta kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Bulevard, kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor
"Qeveri e krimit"/ Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë, thirrje në kor: Ju erdhi fundi 19 Shtator, 19:29 ...
"Qeveri e krimit"/ Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë, thirrje në kor: Ju erdhi fundi 19 Shtator, 19:29 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
• Qytetarët janë mbledhur këtë të shtunë në ditën e 112 të protestës për largimin e Edi Ramës. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, duke brohoritur njëzëri "Dorëheqje" dhe "Ju erdhi fundi". • Mes shumë kërkesave, protestuesit sot kanë vënë theksin te nevoja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. • Ata kërkojnë që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të zhvillohen 100% me lista të hapura, me qëllim që çdo deputet në Parlament të jetë aty për shkak të vullnetit të popullit, dhe jo dëshirës së kryetarit të Partisë. • Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Gjatë fjalimeve të tyre, protestuesit kanë theksuar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Prej 112 ditësh, qytetarët janë mbledhur çdo natë në shesh, ndërsa pjesë e protestave ka qenë edhe Diaspora. • "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe "Arrestoni Ramën", janë disa nga thirrjet që protestuesit kanë brohoritur në kor.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Me thirrjet "Qeveri e krimit" dhe "Ju erdhi fundi", protestuesit po marshojnë drejt godinës së kryeministrisë në ditën e 112 të protestës. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Tubimi po vijon prej më shumë se tre muajsh, ndërsa pjesë e protestave ka qenë edhe Diaspora e cila është shprehur njëzëri për largimin e Ramës.
Mes shumë kërkesave, protestuesit sot kanë vënë theksin te nevoja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ata kërkojnë që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të zhvillohen 100% me lista të hapura, me qëllim që çdo deputet në Parlament të jetë aty për shkak të vullnetit të popullit, dhe jo dëshirës së kryetarit të Partisë.
"Duam proporcional kombëtar që lojtarët t’i zgjedhë ky popull sot, se me ekipin e trajnerit të korruptuar SPAK-u po e mbush burgun plot! Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar”, shkruhej në disa prej pankartave./Dosja.al



TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të shtunë në ditën e 112-të të protestës kundër qeverisë Rama. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej dhe më pas pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit, qytetarët kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama./Dosja.al