
Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas Policisë, viktima është shtetasi me inicialet S. B.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, i riu nuk mundi të mbijetonte.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 27-vjeçari, i cili raportohet se po kalonte një gjendje të rënduar emocionale, mund t’i ketë dhënë fund jetës duke konsumuar substanca të rrezikshme.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Versus.al

