Një 35-vjeçar është dëmtuar gjatë punës në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Fier, teksa po krasiste degët e një peme.
Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes, Andi Sako ishte duke punuar në një lartësi prej rreth 6 metrash, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.
Pas incidentit, familjarët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar me mjet privat drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku 35-vjeçari po merr trajtim mjekësor.
Burimet bëjnë me dije se Sako ka pësuar fraktura të shumta, ndërsa aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.


