Roma dhe Interi ndanë pikët në një përballje spektakolare në “Olimpico”, e cila përfundoi në barazim 2-2. Verdhekuqtë ndërtuan një avantazh të dyfishtë me dopietën e Manu Koné, por Interi reagoi në pjesën e dytë. Lautaro Martinez riktheu zikaltrit në lojë, me sulmuesin argjentinas që në minutën e 79-të vendosi edhe rezultatin përfundimtar 2-2.
Roma ka gjetur shumë shpejt golin e avantazhit në përballjen e saj ndaj Interit në ‘Olimpico’. Në minutën e 6-të, “verdhekuqtë” kaluan në epërsi me anë të Manu Koné.
Pas një rrëmuje në zonën e kundërshtarit, Nahuel Molina arriti të shtynte topin drejt Konés, i cili nuk gaboi nga një pozicion i favorshëm dhe e dërgoi sferën ulët në qendër të portës.
37' – 2-0! Manu Koné (Roma) përfiton nga një krosim i përkryer në zonë dhe e dërgon topin në rrjetë, duke lënë të pafuqishëm portierin.
Goli fillimisht vihet në dyshim, pasi gjyqtari Davide Massa bën sinjalin e VAR-it dhe shkon të rishikojë pamjet për të verifikuar nëse realizimi është i rregullt.
Pas rishikimit nga VAR-i, Davide Massa tregon drejt pikës së mesit të fushës dhe konfirmon golin. Manu Koné shpërthen në festë, ndërsa Roma udhëheq 2-0.
Sapo nis pjesa e dytë, Interi shkurton diferencën në 2-1. Marcus Thuram bën një veprim të shkëlqyer në ndërtimin e aksionit dhe pason për Lautaro Martinez-in, i cili me një goditje fantastike në këndin e poshtëm të djathtë mposht Mile Svilar dhe ngushton diferencën.
79’ – 2-2! GOOOL Interi! Lautaro Martinez tregohet i qetë brenda zonës dhe godet menjëherë me të parën, duke e dërguar topin në krahun e djathtë të portës. Sulmuesi argjentinas rikthen baraspeshën në sfidë.
© SYRI.net
Dinamo nuk ndalet, mposht Laçin dhe feston fitoren e katërt radhazi
VIDEO/ Salah i bëhet makth Galatasaray-t, shënon dygolësh dhe feston me Muçin
Juventusi merr një goditje të rëndë, portieri dëmton ligamentin e kryqëzuarBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: