E shtunë, 19 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

DOPIETË KUNDËR DOPIETËS! Kone dhe Lautaro i japin barazpeshë ndeshjes Roma–Inter

Spektakël në Olimpico! Roma dhe Interi ndanë nga një pikë në një përballje të jashtëzakonshme, e cila përfundoi 2-2.

Roma e nisi ndeshjen në mënyrën perfekte, me Manu Koné që shënoi dy herë dhe i dha skuadrës së Gian Piero Gasperinit një avantazh të dyfishtë.

Mesfushori francez realizoi fillimisht në minutën e 6-të dhe më pas dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Por Interi nuk u dorëzua. Zikaltërit u rikthyen fuqishëm pas pushimit dhe protagonist u bë Lautaro Martínez.

Kapiteni argjentinas shënoi në minutën e 46-të të pjesës së dytë për të ngushtuar diferencën, ndërsa në minutën e 79-të realizoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar rikthimin e Interit.

Në këtë mënyrë, një duel që Roma dukej se po e kishte në kontroll përfundoi me një 2-2 dramatik, me të dyja skuadrat që ruajnë serinë e tyre pa humbje në kampionat.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.