web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga 2-0 në 2-2/ Interi shtang Romën, vazhdojnë pa humbje

19 Shtator 2026, 20:03, Sport CNA

Nga 2-0 në 2-2/ Interi shtang Romën, vazhdojnë pa humbje

Roma dhe Interi u ndanë në një barazim 2-2 në "Stadio Olimpico", në një sfidë ku të dyja skuadrat ruajtën ecurinë e tyre pa humbje në Serie A.

Manu Koné kaloi vendasit në avantazh të dyfishtë gjatë pjesës së parë duke realizuar dy gola nga brenda zonës së rreptësisë.

Interi u rikthye në lojë menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, falë një goli të Lautaro Martínez pas asistit të Marcus Thuram.

Kapiteni argjentinas barazoi shifrat në minutën e 79-të me një goditje të bukur, duke regjistruar dygolëshin e tij personal.

Pavarësisht rasteve nga të dyja palët në minutat e fundit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare.

Ky barazim mban Romën dhe Interin me nga 13 pikë në klasifikim, ku verdhekuqtë udhëheqin tabelën falë golaverazhit më të mirë.





Lajmet e fundit nga