E shtunë, 19 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarm në Camp David! Avionët luftarakë ngrihen në aksion pas shkeljes së hapësirës ajrore

Një alarm u dha këtë të shtunën, pasi një avion luftarak i NORAD-it interceptoi një avion që fluturonte mbi hapësirën ajrore të kufizuar të Camp David aty ku ndodhej edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Sipas raportimeve të “New York Post”, presidenti amerikan shkoi mbrëmjen e së premtes në rezidencën presidenciale në Malet Catoctin të Marylandit dhe pritet të qëndrojë atje deri të dielën.

Forca e Parë Ajrore, pjesë e Komandës Veriore të SHBA-së, njoftoi për incidentin në rrjetin social X.

“Pilotë! Avionët luftarakë të @NORADCommand interceptuan një avion që shkelte hapësirën ajrore të kufizuar mbi Thurmont, Maryland, duke nxitur kundërmasa mbrojtëse”, thuhej në njoftimin e saj.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.