E shtunë, 19 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dinamo City mposht Laçin 3-1 dhe vazhdon ndjekjen e kreut

Dinamo City ka marrë një tjetër fitore në kampionat, duke mposhtur Laçin me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena”, në duelin e vlefshëm për javën e pestë të Superiores.

Skuadra e Ilir Dajës e nisi sfidën me objektivin për të vazhduar serinë pozitive, pasi vinte pas tri fitoreve radhazi në kampionat. Laçi kishte treguar qëndrueshmëri në javët e para të sezonit dhe kishte grumbulluar 7 pikë në katër ndeshje.

Dinamo arriti të imponojë ritmin e saj dhe siguroi një fitore të rëndësishme me rezultat përfundimtar 3-1, duke konfirmuar formën e mirë në kampionat.

Me këtë fitore, Dinamo vazhdon të qëndrojë mes kryesuesve të tabelës dhe të ndjekë nga afër Teutën, e cila kryeson mban vendin e pare.

Golat në këtë takim: Lorran (22), Gamarra (25), Vila (54), Ruçi (90).

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.