Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    AI alarmoi ushtrinë amerikane, gati operacioni ndaj anijes kineze: Pothuajse nisi një luftë

    V*au me thikë bashkëshorten në Tiranë, 68-vjeçari rrëfen në polici: Në debat e sipër e godita në zemër

    FBI zbarkon në Tiranë, elita e sigurisë diskuton krimin e organizuar, dronët dhe paratë e krimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » FBI zbarkon në Tiranë, elita e sigurisë diskuton krimin e organizuar, dronët dhe paratë e krimit
    Aktualitet

    FBI zbarkon në Tiranë, elita e sigurisë diskuton krimin e organizuar, dronët dhe paratë e krimit

    September 19, 2026

    Tirana është bërë këto ditë qendra e një takimi të rëndësishëm të drejtuesve dhe ekspertëve të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa. Nga 19 deri më 23 shtator, në kryeqytet zhvillohet takimi i 42-të i kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA).

    Sipas axhendës se takimit te siguruar nga Euronews Albania, në program janë përfshirë tema që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe luftën kundër krimit: krimi i organizuar, terrorizmi, ekstremizmi online, grupi “764”, dronët, krimi kibernetik, paratë e krimit, sekuestrimi i pasurive, narkotikët dhe ekstradimet.

    Në aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe amerikane. Në program janë drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë, ndërsa nga SHBA-ja është parashikuar pjesëmarrja e Spencer Horn, Zëvendës Ndihmës Drejtori në FBI-së, si dhe e atasheut të FBI-së në Sofje, Brendan Collins.

    Krimi i organizuar

    Takimi nis me diskutime për luftën kundër krimit të organizuar dhe përvojën e Budapest Organized Crime Task Force, që shënon 25 vite bashkëpunimi.

    Në program është edhe modeli amerikan i Joint Terrorism Task Force, që bashkon agjenci të ndryshme për hetimin e kërcënimeve terroriste.

    Nga pala shqiptare do të diskutohet edhe për krimet në kufi dhe migracionin e paligjshëm.

    Çfarë është “764”?

    Një nga temat më të veçanta është grupimi online “764”, i lidhur nga autoritetet amerikane me forma të ekstremizmit të dhunshëm dhe aktivitete kriminale në internet.

    Tema “Nihilistic Violent Extremism and 764” prezantohet nga një zyrtar i FBI-së nga Berlini.

    Më pas diskutohet edhe për format e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe përvojën e Shqipërisë në përballimin e tyre.

    FBI sjell eksperet per dronët

    Në konferencë ka edhe një pjesë të posaçme për dronët. Ekspertë të FBI Laboratory Division do të prezantojnë teknologjitë që përdoren për ekzaminimin dhe analizimin e dronëve.

    Pas këtij sesioni, diskutimet kalojnë te krimi kibernetik dhe bashkëpunimi ndërkombëtar kundër grupeve kriminale.

    Ku shkojnë paratë e krimit?

    Një tjetër temë kryesore është ndjekja e parave të krimit.

    Në konferencë diskutohet roli i inteligjencës financiare në luftën kundër krimit të organizuar.

    Në program është edhe tema “From Confiscation to Public Good”, që lidhet me mënyrën se si pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara mund të përdoren për qëllime publike.

    BKH dhe hetimi i narkotikëve

    Në program është përfshirë edhe një rast konkret i hetuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit në fushën e narkotikëve. Rasti do të prezantohet nga hetuesi i BKH-së, Eduart Kaloshi.

    Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për diskutime teorike. Në konferencë shkëmbehen edhe përvoja nga hetime konkrete.

    Ekstradimet

    Në ditën e fundit, fokusi kalon te ekstradimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Do të diskutohen procedurat shqiptare, problemet që hasen në praktikë dhe mënyrat e bashkëpunimit me vendet e tjera.

    dronët FBI Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    AI alarmoi ushtrinë amerikane, gati operacioni ndaj anijes kineze: Pothuajse nisi një luftë

    September 19, 2026

    V*au me thikë bashkëshorten në Tiranë, 68-vjeçari rrëfen në polici: Në debat e sipër e godita në zemër

    September 19, 2026

    FBI zbarkon në Tiranë, elita e sigurisë diskuton krimin e organizuar, dronët dhe paratë e krimit

    September 19, 2026

    Ra nga 6 metra lartësi gjatë krasitjes së pemës, 35-vjeçari pëson fraktura të shumta

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.