Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    AI alarmoi ushtrinë amerikane, gati operacioni ndaj anijes kineze: Pothuajse nisi një luftë

    V*au me thikë bashkëshorten në Tiranë, 68-vjeçari rrëfen në polici: Në debat e sipër e godita në zemër

    FBI zbarkon në Tiranë, elita e sigurisë diskuton krimin e organizuar, dronët dhe paratë e krimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » AI alarmoi ushtrinë amerikane, gati operacioni ndaj anijes kineze: Pothuajse nisi një luftë
    Botë

    AI alarmoi ushtrinë amerikane, gati operacioni ndaj anijes kineze: Pothuajse nisi një luftë

    September 19, 2026

    Një raport i rremë inteligjence, i përgatitur me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, për pak sa nuk çoi ushtrinë amerikane në një operacion kundër një anijeje kineze në Lindjen e Mesme, duke krijuar rrezikun e një përshkallëzimi të drejtpërdrejtë mes Uashingtonit dhe Pekinit.

    Sipas një raportimi ekskluziv të CNN, incidenti ndodhi këtë pranverë, gjatë luftës me Iranin. Një raport inteligjence që u shpërnda në strukturat ushtarake amerikane pretendonte se një anije kineze që lundronte në Lindjen e Mesme po transportonte pjesë të lidhura me një program për zhvillimin e armëve bërthamore.

    Informacioni shkaktoi alarm në ushtrinë amerikane dhe u ndërmorën hapa konkretë për interceptimin e anijes. Sipas burimeve të CNN, avionë ushtarakë amerikanë ishin tashmë në ajër, ndërsa personel i armatosur po përgatitej të hipte në anije.

    Operacioni u anulua në momentet e fundit, kur analistë me më shumë përvojë dhe ekspertizë në këtë fushë shqyrtuan më nga afër informacionin mbi të cilin ishte bazuar raporti. Ata zbuluan se të dhënat për ngarkesën e anijes ishin identifikuar gabimisht nga një chatbot i Inteligjencës Artificiale.

    Një prej burimeve të cituara nga CNN e përshkroi situatën si një rast që “pothuajse nisi një luftë”. Megjithatë, CNN thotë se nuk ka mundur të përcaktojë se çfarë po transportonte në të vërtetë anija kineze.

    Si u krijua raporti i rremë

    Sipas CNN, një analist i një strukture të operacioneve speciale amerikane përdori një chatbot për të analizuar të dhëna që lidhen me ngarkesën e anijes.

    Në analizë u përfshinë informacione nga burime të hapura, si dhe të dhëna të klasifikuara të inteligjencës së sinjaleve dhe informacione të tjera që ndodheshin në sistemet qeveritare amerikane.

    Sistemi i Inteligjencës Artificiale arriti në përfundimin e gabuar se ngarkesa e anijes përmbante komponentë të lidhur me një program të armëve bërthamore.

    Më pas, analisti përdori sërish AI për të hartuar raportin standard të inteligjencës. Dokumenti u shpërnda brenda strukturave ushtarake amerikane dhe mori pamjen e një raporti të zakonshëm të inteligjencës.

    CNN nuk ka mundur të përcaktojë nëse chatboti i përdorur ishte një sistem komercial apo një mjet i brendshëm i zhvilluar për qeverinë amerikane.

    Rasti tregon se problemi nuk qëndroi vetëm te një gabim i sistemit të AI-së, por edhe te mënyra se si informacioni i prodhuar prej tij kaloi në kanalet zyrtare dhe u përdor në një proces që mund të kishte pasoja të drejtpërdrejta ushtarake.

    Ushtria amerikane po zgjeron përdorimin e AI-së

    Incidenti ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për përdorimin gjithnjë e më të madh të Inteligjencës Artificiale në ushtrinë dhe komunitetin amerikan të inteligjencës.

    Administrata amerikane po nxit përdorimin e AI-së në një gamë të gjerë aktivitetesh ushtarake, përfshirë analizimin e të dhënave, planifikimin dhe operacionet e shënjestrimit.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kërkuar që ushtria të eksperimentojë më shumë me AI dhe ta integrojë teknologjinë në sa më shumë fusha të veprimtarisë së saj. Në një deklaratë të cituar nga CNN, Hegseth tha se synimi është që ushtria amerikane të bëhet një forcë ushtarake “AI-first”.

    Por rasti i anijes kineze ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si duhet të kontrollohen dhe verifikohen informacionet e prodhuara nga sistemet e Inteligjencës Artificiale, veçanërisht kur ato përdoren në vendimmarrje që mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në terren.

    Pentagoni dhe Komanda e Operacioneve Speciale në Paqësor nuk kanë komentuar publikisht raportimin e CNN.

    Në këtë rast, një verifikim i kryer në momentet e fundit nga analistë njerëzorë bëri që operacioni ndaj anijes kineze të mos vijonte. Ngjarja ka shërbyer kështu si një shembull konkret të rrezikut që një informacion i pasaktë i gjeneruar ose i interpretuar nga AI të futet në zinxhirin e vendimmarrjes ushtarake.

    anija kineze Inteligjenca Artificiale operacioni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    AI alarmoi ushtrinë amerikane, gati operacioni ndaj anijes kineze: Pothuajse nisi një luftë

    September 19, 2026

    V*au me thikë bashkëshorten në Tiranë, 68-vjeçari rrëfen në polici: Në debat e sipër e godita në zemër

    September 19, 2026

    FBI zbarkon në Tiranë, elita e sigurisë diskuton krimin e organizuar, dronët dhe paratë e krimit

    September 19, 2026

    Ra nga 6 metra lartësi gjatë krasitjes së pemës, 35-vjeçari pëson fraktura të shumta

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.