KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2 persona me motor, plagoset dhe një kalimtar
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
Pas fitores 3-1, Dinamo shkon në kuotën e 12 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë, vetëm 1 pikë më pak se Teuta.

ELBASAN - Dinamo nuk gaboi pasditen e kësaj të shtune në Elbasan Arena, në ndeshjen e javës së 5-të të Abissnet Superiores. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mposhti Laçin me rezultatin 3-1 duke mbajtur hapin e Teutës kryesuese.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1 me Dinamon që mori avantazhin në minutën e 22-të me Lorran që hyri në zonë dhe pa u menduar shumë gjuajti në drejtim të portës kurbinase duke u treguar i saktë.
Por kryesimi 1-0 për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja rezistoi vetëm 3 minuta pasi në të 25-tën Laçi barazoi shifrat në 1-1 me Gamarra që mposhti portierin Teqja me një gjuajtje nga jashtë zone.
Në minutat e fundit po ky futbollist u bë protagonist për kurbinasit por në aspektin negativ pasi u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtari i fundit. Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 1-1.
Në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Vilën (55’) që mposhti portierin Guri duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës së tij.
Në minutat shtesë (90’+2) kryeqytetasit gjetën edhe golin e tretë me Flamur Rucin për të vulosur fitoren 3-1, që iu jep mundësinë të shkojnë në 12 pikë, në vendin e dytë, vetëm 1 pikë më pak se Teuta.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Ndalet vrulli i Arsenalit në në këtë fillim sezoni në Premier League angleze. Meritën për këtë e ka Brigh...
VORE - Nuk ka prodhuar asnjë fitues sfida mes Vorës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e pestë të kampionatit "Abissne...
SENEGAL - Sadio Mane po bën një investim të madh që nuk ka të bëjë me futbollin. Ylli 34-vjeçar i Al Nassr do...
SPANJE - Tridhjetë kandidatët për çmimin ‘Ballon d'Or’ u shpallën me surpriza dhe mungesa të dukshme, me Rafinhan ...
TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, pas shqyrtimit të kërkesës së klubit dhe komunikimit zyrtar me Drejtori...
AUSTRI - Me një xhiro prej 1 minutë e 27.917 sekondash, Jorge Martin mori pozicionin e parë në garën për Çmimin e Madh t&...
SHKODER - Sipas raportimeve nga mediat lokale, thuhet se presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, nuk ka duruar më pas humbjes 0-2 ndaj Teutës, dh...
ITALI - Ndeshja e ligës së madhe midis Romës dhe Interit, e planifikuar për në orën 18:00 ditën e sotme në Stadio Olim...
ANGLI - Derbi më i madh në futbollin anglez është rikthyer pas një ndërprerjeje 14-vjeçare. Londra është në...
SPANJE - José Mourinho i ka befasuar të gjithë në Valdebebas, duke instaluar një ekran gjigant në fushat 1 dhe 2, ku stër...