Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën mbi 414 kilogramë kanabis, me një vlerë e cila arrinte mbi 4 milionë euro. Sipas raportimit të mediave italiane droga e cila u sekuestrua në Guidonia ishte gati për t’u shitur në qendrat e trafikimit të drogës në Romë.
29-vjeçari shqiptar u ndalua ndërsa po përpiqej të ngarkonte disa valixhe të mëdha në bagazhin e makinës së tij. 98 kilogramët e parë të kanabisit u gjetën brenda valixheve. Hetimi vijoi më pas një grupi çelësash që iu gjetën të riut, të cilët rezultuan se hapnin disa ambiente të përdorura si depo në zonën e Guidonias dhe Romës.
Në njërën prej mjediseve, një pjesë e konsiderueshme e lëndës narkotike ruhej brenda frikoriferëve, të cilët përdoreshin si depo magazinimi për drogën.
Gjatë kontrolleve në ambientet e ndryshme të të riut, përfshirë një garazh, u gjetën materialet e përdorura për paketimin e dozave dhe disa fletë të shkruara me dorë që përmbanin llogaritjen dhe numërimin e drogës.
