Lajmi i fundit

LVIE - Protesta sot në ditën e 112-të, Rama jep dorëheqjen!

Mbi 414 kg hashash në frigoriferë e valixhe, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali! Vlera në treg 4 mln euro Droga e sekuestruar

Mbi 414 kg hashash në frigoriferë e valixhe, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali! Vlera në treg 4 mln euro

21:20, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbi 414 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia italiane ndërsa në pranga ka rënë një 29 vjeçar shqiptar.

Droga ishte destinuar për tregun e shpërndarjes së drogës në Romë dhe në provincat përrreth dhe vlera e saj, nëse do të hidhej në treg, përllogaritet më shumë se 4 milionë euro.

Operacioni u  ndërmor në komunën Guidonia, pranë Romës, ku dhe u ndalua 29 vjeçari për akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre.

Kontrollet u përqendruan te lëvizjet e të riut pranë një godine në zonë. 29-vjeçari u ndalua teksa po përpiqej të ngarkonte në bagazhin e makinës së tij disa valixhe të mëdha. Brenda tyre u gjetën 98 kilogramët e parë hashash. Hetimet vijuan pas gjetjes së një tufe çelësash që i riu kishte me vete.

Çelësat u mundësuan autoriteteve hyrjen në disa ambiente të përdorura si depo dhe për shpërndarjen e drogës mes Guidonia-s dhe Romës. Në një prej këtyre ambienteve, një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike ishte ruajtur brenda frigoriferëve, të cilët ishin përshtatur si hapësira magazinimi për ruajtjen e drogës.

Gjatë kontrolleve në ambientet që ishin në dispozicion të të riut, përfshirë një garazh, u gjetën materiale për paketimin e dozave, si dhe disa fletë të shkruara me dorë, ku ishin shënuar llogaritjet dhe sasitë e drogës.

Në përfundim të kontrolleve, sasia totale e drogës së sekuestruar i kaloi 414 kilogramët.

Arrestimi i 29-vjeçarit u la në fuqi nga gjykatësi, i cili vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, shkruan media italiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco