Eksperti: Ja si politikanët shqiptarë bënë një gabim fatal me ngritjen e Gjykatës Speciale

19 Shtator 2026 | 21:40

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, foli në lidhje me dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale. Laçi e cilësoi vendimin si një dënim ndaj asaj që ai e quan “institucioni i lirisë së shqiptarëve”, ndërsa kritikoi mënyrën se si u krijua Gjykata Speciale dhe votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kosovë.

Sipas Laçit, përgjegjësia për krijimin e kësaj gjykate bie mbi politikanët shqiptarë që e votuan. Ai argumentoi se vendimi mund të përdoret nga Serbia për të demonizuar rezistencën shqiptare, por theksoi se, pavarësisht kësaj, ekzistenca e Kosovës nuk vihet në rrezik.

“Me këtë dënim u dënua institucioni i lirisë së shqiptarëve, një institucion që luftoi pragun në shtëpisë së vet, rezistoi ndaj armikut. Dhe forma si u ngrit kjo gjykatë në vitin 2015 dhe forma si u ndërmorën ndryshimet kushtetuese ishte gabim fatal edhe për liderët që janë në Hagë, përveç Rexhep Selimit, i cili luftoi që këto ndryshime të mos votoheshin. Një gabim i rëndë, fatal për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi duam apo s’duam, ne, siç e kemi gjatë gjithë kohës, dimë që UÇK-ja është institucioni i lirisë dhe ka një dëm të jashtëzakonshëm nga ky vendim i gjykatës. Forma si u formua kjo gjykatë, forma sesi zoti Thaçi u shpreh që ‘ai që s’e voton Gjykatën Speciale s’e do Kosovën’, forma se si Tirana zyrtare u soll, ku të gjithë faktorët politikë, qoftë Rama dhe Berisha, kanë qenë pro krijimit të kësaj gjykate, duke u justifikuar me presionin ndërkombëtar. Që të jesh nën presion duhet të kesh bërë diçka që ndërkombëtarët ta përdorin. Nuk shantazhohet dikush që s’ka bërë gjë. Në perceptimin e politikanëve shqiptarë, çfarë vjen nga ndërkombëtarët është e mirë dhe në këtë rast edhe Krasniqi dhe Veseli i perceptonin si të mira propozimet e ndërkombëtarëve, ndërsa zoti Kurti u kërkonte bojkotimin e kësaj seance. Politikanët shqiptarë e konsiderojnë marrëdhënien me ndërkombëtarët si diktat: ndërkombëtarët flasin, ne zbatojmë. Në rastin e Gjykatës Speciale, që në gjykimin tim ka dhe një emër që të kujton Gjykatën e Inkuizicionit, është hera e parë dhe e paprecedentë që një gjykatë dënon viktimën dhe s’merren me agresorin. Kjo duhet të dënonte Serbinë, siç u dënua Gjermania naziste. Serbia ka kryer gjenocid, qoftë në Bosnjë, në Srebrenicë e në Kosovë. Është e padëgjuar ndonjëherë që një shtet që ka pësuar gjenocid, udhëheqësit e rezistencës së vendit të tyre të ndodhen prapa hekurave me 81 vite burg, dënim maksimal dhe aspak të mëshirshëm. Serbisë i shërben precedenti për të demonizuar kryengritjen shqiptare. Janë 64 deputetë shqiptarë që kanë votuar pro kësaj Gjykate Speciale, me emra me peshë si Enver Hoxha e Vjosa Osmani, që në gjykimin tim duhet të tërhiqen nga politika si njerëz pa vizion dhe pa largpamësi. Ndryshimi i madh është që pjesa e opozitës së djeshme dhe pozitës së sotme kanë qenë në frontin e parë në kundërshtim me këtë gjykatë dhe janë videot me zë dhe me figurë ku paralajmërohen që do të shkojnë në burg. Dhe është fatale për popullin shqiptar që sot të përmendemi si dhunues. Ekzistenca e Kosovës nuk vendoset në rrezik, gjithsesi, pavarësisht se Serbia do ta përdorë vendimin në favor të saj. Evropa na ka dëmtuar gjithmonë, që nga viti 1987, në Kongresin e Berlinit, ku iu dha kredi Greqisë dhe Serbisë për të na copëtuar”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënimi i krerëve të UÇK-së, Çipa: Proces politik, vendimi të lexohet nga të gjithë faktorët shqiptarë

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Aleksandër Çipa foli në lidhje me vendimin e Hagës për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
21:21 | 19/09/2026

Vendimi i Hagës, asist për Vuçiçin, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Dënimi i krerëve të UÇK-së është një asist për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pikërisht në momentin kur ai ndodhet në fushatë zgjedhore. Kështu u shpreh...
21:05 | 19/09/2026

Buzhala: Gërvalla deklaronte se do të depozitonte fakte në Hagë, heshtja e saj pas vendimit është e pazakontë

Gazetari Berat Buzhala ishte i ftuar në një lidhje direkte për “Review” me Greta Topjanën, ku foli për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe qëndrimin...
20:49 | 19/09/2026