Lajmi i fundit

LVIE - Protesta sot në ditën e 112-të, Rama jep dorëheqjen!

VIDEO/ Salah i bëhet makth Galatasaray-t, shënon tregolësh dhe feston me Muçin

VIDEO/ Salah i bëhet makth Galatasaray-t, shënon tregolësh dhe feston me Muçin

19:49, 19/09/2026

Trabzonspori e ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin 3-0 ndaj Galatasaray-t, në një 45-minutësh ku protagonist kryesor ishte Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian dha goditjen e parë që në minutën e 4-t. Salah bëri një galopimme topin dhe përballë portierit nuk gaboi, 1-0.

 


Trabzonspor [1]-0 Galatasaray - Mohammed Salah 4'
by
u/arapsavar2 in
soccer

 

Salah ishte pranë golit të dytë edhe në minutën e 9-të. Ai mori një pasim të saktë në hyrje të zonës dhe provoi me një goditje të harkuar, por topi kaloi fare pranë shtyllës së majtë.

Galatasaray reagoi dhe pati disa mundësi për të barazuar. Në minutën e 35-të, Roland Sallai goditi me kokë pas një krosimi, por tentativa e tij u bllokua nga një prej mbrojtësve kundërshtarë.

Vetëm dy minuta më vonë, Galatasaray ishte shumë pranë golit. Ismail Jakobs lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zone, por topi u përplas në traversë.

Trabzonspori shfrytëzoi menjëherë rastet e tij dhe në minutën e 39-të realizoi edhe golin e dytë. Noah Saviolo mori një pasim në zonë dhe, pa hezitim, lëshoi një goditje të pakapshme në këndin e poshtëm të djathtë.

 


Trabzonspor [2]-0 Galatasaray - Noah Saviolo 39'
by
u/arapsavar2 in
soccer

 

Pa u mbyllur pjesa e parë, Franculino asistoi ‘Faraonin’, që nuk hezitoi për të shënuar të tretin.

 


Trabzonspor [3]-0 Galatasaray - Mohammed Salah 44'
by
u/arapsavar2 in
soccer

Në pjesë e dytë Salah realizoi edhe golin e tretë. 


Trabzonspor [4]-0 Galatasaray - Mohammed Salah 80' (Hattrick)
by
u/arapsavar2 in
soccer

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco