112 ditë protesta kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Bulevard, kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Konfirmimi i vlerësimit “Ba3” pasqyron performancën solide të rritjes ekonomike, nivelet e moderuara të borxhit publik, qëndrueshmërinë e ekonomisë ndaj një sërë goditjesh gjatë viteve të fundit, si dhe pritshmërinë se rritja do të mbetet solide në periudhën afatmesme.

TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s, në rishikimin e saj më të fundit, të datës 18 shtator, ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme” në “pozitive” dhe ka konfirmuar vlerësimin e vendit në nivelin “Ba3”. Sipas agjencisë, perspektiva pozitive pasqyron forcimin e pozicioneve fiskale dhe të jashtme të Shqipërisë, si dhe përshpejtimin e zbatimit të reformave strukturore gjatë kohëve të fundit, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Financave.
Konfirmimi i vlerësimit “Ba3” pasqyron performancën solide të rritjes ekonomike, nivelet e moderuara të borxhit publik, qëndrueshmërinë e ekonomisë ndaj një sërë goditjesh gjatë viteve të fundit, si dhe pritshmërinë se rritja do të mbetet solide në periudhën afatmesme. Moody’s parashikon rritje reale të PBB-së prej 3.6% në vitin 2026 dhe 3.5% në vitin 2027, duke theksuar se ekonomia shqiptare ka dëshmuar deri tani qëndrueshmëri ndaj efekteve të konfliktit në Lindjen e Mesme, falë mbështetjes pothuajse tërësore tek energjia rinovueshme.
Agjencia thekson se autoritetet kanë dëshmuar vazhdimisht disiplinë fiskale dhe se financat publike janë forcuar progresivisht. Shqipëria ka regjistruar suficite primare në secilin nga tre vitet e fundit, pas vendosjes së rregullit fiskal që kërkon ruajtjen e një bilanci primar jo negativ. Deficiti fiskal në vitin 2025 rezultoi 1.8% e PBB-së, më i ulët se niveli i buxhetuar, ndër të tjera falë performancës solide të të ardhurave.
Moody’s parashikon që, falë rritjes ekonomike të fortë dhe deficiteve të kontrolluara fiskale, borxhi i qeverisjes së përgjithshme të vazhdojë të ulet gradualisht, në 50.2% të PBB-së në vitin 2027, nga 52.9% në fund të vitit 2025. Ky përmirësim mbështetet nga reformat fiskale, përfshirë zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave në vitin 2025, përmirësimet në menaxhimin e investimeve publike dhe respektimin e rregullave fiskale, të cilat kërkojnë uljen e borxhit derisa ai të arrijë në 45% të PBB-së. Agjencia thekson gjithashtu se rreziqet e likuiditetit të qeverisë zbuten nga aksesi në financime nga BE-ja dhe institucionet financiare ndërkombëtare, menaxhimi proaktiv i borxhit dhe baza e qëndrueshme e financimit të brendshëm.
Pozicioni i jashtëm i Shqipërisë u forcua ndjeshëm në vitin 2025, me deficitin e llogarisë korente që u ngushtua në nivelin më të ulët historik prej 0.7% të PBB-së, nga 2.4% në vitin 2024, falë një deficiti më të vogël në tregtinë e mallrave dhe një suficiti më të lartë në shërbime, që pasqyron rritjen e fuqishme të eksporteve të lidhura me turizmin. Kjo prirje ka vazhduar edhe në vitin 2026, pavarësisht goditjes së çmimeve të energjisë si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe Moody’s pret që deficiti i llogarisë korente të mbetet i ulët, mesatarisht rreth 1% e PBB-së në vitet 2026–2027.
Prurjet neto të investimeve të huaja direkte mbetën të konsiderueshme, rreth 5% e PBB-së në vitin 2025 dhe në tremujorin e parë të vitit 2026, duke vazhduar ta financojnë plotësisht, madje ta mbi-financojnë, deficitin e llogarisë korente. Rezervat valutore janë rritur në mënyrë progresive, duke arritur në rreth 7.9 miliardë euro në qershor 2026, nivel që mbulon dukshëm më shumë se shtatë muaj importe dhe përbën një mbrojtje të rëndësishme ndaj goditjeve të jashtme.
Moody’s vëren se që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në vitin 2022, Shqipëria ka krijuar një dinamikë të rëndësishme reformash. Në maj 2026, vendi shënoi një moment kyç, kur BE-ja vlerësoi se Shqipëria kishte përmbushur piketat e ndërmjetme të Grupkapitullit “Themeloret”, që mbulon institucionet demokratike, reformën e administratës publike, sundimin e ligjit dhe kriteret ekonomike. Ky zhvillim i mundëson Shqipërisë të fillojë mbylljen e kapitujve negociues.
Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga financimet e BE-së, si përmes instrumenteve të paraanëtarësimit, ashtu edhe përmes Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të të cilit alokimi indikativ për Shqipërinë arrin në 922.1 milionë euro. Agjencia vlerëson se progresi i vazhdueshëm i reformave, i mbështetur nga këto financime, ka potencialin të forcojë më tej profilin institucional dhe të qeverisjes së vendit.
Ky përmirësim i përspektivës nga Moody’s dhe ri-konfirmim i vlerësimit është një tregues mjaft i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë dhe progresit të vazhdueshëm në reformat strukturore, duke dhënë një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë dhe duke mbështetur objektivat afatgjata të integrimit evropian të vendit./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për furnizimin me ujë dhe kanalizimet jan&eu...
PRISHTINË- Për të katërtën natë me radhë, qytetarë nga mbarë Kosova janë mbledhur në sheshin &ldqu...
TIRANË- Me thirrjet “Nesër më shumë”, “arrestoni Ramën”, “Shqipëria po bën revolucion”,...
pamjet ITALI- Mbi 414 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia italiane gjatë një operacioni në Guidonia, pranë Ro...
SHBA- Komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York, para ndërtesës së Organizatës s...
pamjet DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 51-ën ditë protestat kundër reformës së re ter...
protestuesi TIRANË- Një prej protestuesve u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që më 8 tetor të jen&eu...
pamjet TIRANË- Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë mu...
TIRANË- Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Prej 112 ditësh rezistencë...
pamjet TIRANË- Me thirrjet "Qeveri e krimit" dhe "Ju erdhi fundi", protestuesit po marshojnë drejt godinës së kryeministris&e...