Barcelona vijon serinë e rezultateve pozitive në LaLiga, teksa këtë herë triumfoi 3-1 në transfertë ndaj Sevilla-s. Katalanasit e nisën ndeshjen me një rast të madh, kur Lamine Yamal goditi shtyllën në minutën e 8-të me një gjuajtje nga distanca.
Vetëm një minutë më vonë, Sevilla kaloi në avantazh. Felix Correia dha një pasim të gjatë drejt zonës, ku Youssouf Fofana u shfaq i saktë me kokë, duke mposhtur portierin e Barcelonës për 1-0.
Reagimi i miqve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 22-të, Raphinha kontrolloi bukur një pasim në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë në cepin e poshtëm riktheu baraspeshën, 1-1.
Barcelona pati mundësinë për të fituar një penallti në minutën e 35-të, kur Yamal u rrëzua në zonë pas një dueli, por arbitri vendosi të mos akordonte 11-metërsh.
Në pjesën e dytë, katalanasit përmbysën gjithçka. Në minutën e 52-të, Yamal dha një pasim të zgjuar në hapësirë për Raphinha-n, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.
Nëntë minuta më vonë, Barcelona pësoi një shqetësim, pasi Andreas Christensen u dëmtua dhe u zëvendësua nga Gerard Martín.
Në minutën e 64-t, Raphinha ishte pranë ‘tripletës’, por goditja e tij nga këndi përfundoi në traversë.
Goli që vulosi fitoren erdhi në minutën e 79-të: Yamal gjeti sërish Raphinha-n në hyrje të zonës dhe braziliani realizoi me një parabël të bukur mbi portierin, duke vendosur shifrat përfundimtare 3-1.
Barcelona vazhdon të kryesojë me pikë të plota (21).
© SYRI.net
Lazio fiton në transfertë ndaj Venezia-s, Zaccagni dhe Noslin i japin kreun Gattuso-s
Laporta sulmon Atletico-n për Julián Álvarez-in: E hoqën maskën
‘Kartoni i kuq, momenti vendimtar’, Osmani tregon ku çaloi Laçi pas humbjes nga DinamoBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: