Lazio fiton në transfertë ndaj Venezia-s, Zaccagni dhe Noslin i japin kreun Gattuso-s

Lazio fiton në transfertë ndaj Venezia-s, Zaccagni dhe Noslin i japin kreun Gattuso-s

22:57, 19/09/2026

Lazio rikthehet tek fitorja në Serie A pas barazimit ndaj Milanit dhe mposht Venezian 2-0 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit. Skuadra e Gennaro Gattuso-s regjistron suksesin e katërt sezonal dhe ngjitet në krye të renditjes, me 13 pikë, së bashku me Interin dhe Romën.

Venezia pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në pjesën e parë. Pas një pasimi të gabuar prapa nga Floriani, Mandas shkaktoi penallti duke rrëzuar Correian në zonë. Nga pika e bardhë u paraqit Yeboah, por portieri grek reagoi shkëlqyeshëm dhe priti goditjen e sulmuesit vendas.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, me Lazion që pati vështirësi për të kontrolluar ndeshjen.

Në fillim të pjesës së dytë, këtë herë penalltia ishte në favor të Lazios. Në minutën e 51-të, kapiteni Mattia Zaccagni mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke kaluar bardhekaltrit në avantazh.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Lazio dyfishoi shifrat. Nuno Tavares dha asistin, ndërsa Tijjani Noslin e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Në gjysmën e fundit të takimit, Venezia u përpoq të rikthehej në lojë dhe të ngushtonte diferencën, por pa sukses. Lazio menaxhoi avantazhin dhe mori tri pikët.

Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 13 pikëve dhe kryeson Serie A së bashku me Interin dhe Romën. Për Venezian, situata mbetet alarmante, pasi kjo ishte humbja e pestë radhazi dhe skuadra vazhdon të jetë me zero pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco