Kurti në SHBA: Strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit në Hagë

19 Shtator 2026 | 23:09

Kryeministri Albin Kurti tha nga SHBA-ja, ku gjendet për vizitë, se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht.

“Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm.

Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërprerë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë, të cilat Beogradi zyrtar, mbi 27 vjet pas përfundimit të luftës, po përpiqet akoma t’i fshehë”, shkroi në Facebook, Kurti.

Ai njoftoi se në ditën e parë të qëndrimit në New York, pati kënaqësinë të zhvillojë një bashkëbisedim frymëzues, “Between Here and Home”, me të rinjtë e diasporës shqiptare në Amerikë, organizuar nga tri grupe të të rinjve shqiptaro-amerikanë: ZANI, F’Oda, dhe Columbia University Albanian Society.

“Krahas kolegëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës në delegacionin tonë janë edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani dhe deputeti Shaip Kamberi.

Biseduam mbi një gamë të gjerë temash, përfshirë rritjen ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë të këtij viti, si dhe uljen e papunësisë nga 26% në 10% gjatë qeverisjes sonë. Sikurse edhe për nevojën për përmirësimin e mëtejshëm në integritetin dhe performancën e sistemit gjyqësor, i cili vazhdon të jetë cak i kritikave në raportet ndërkombetare, përfshirë atë të Komisionit Evropian.

Është e domosdoshme që të rinjtë të kontribuojnë në forcimin e barazisë gjinore dhe në promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në mbarë botën”, shtoi Kurti. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, gjenerali Dedë Prenga: Ja pse Rama duhet të kërkojë falje

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, gjenerali Dedë Prenga tha se edhe kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë falje në lidhje me dënimin e...
21:55 | 19/09/2026

Eksperti: Ja si politikanët shqiptarë bënë një gabim fatal me ngritjen e Gjykatës Speciale

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, foli në lidhje me dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
21:40 | 19/09/2026

Dënimi i krerëve të UÇK-së, Çipa: Proces politik, vendimi të lexohet nga të gjithë faktorët shqiptarë

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Aleksandër Çipa foli në lidhje me vendimin e Hagës për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
21:21 | 19/09/2026