Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Feronikeli 74 po fiton ndaj Vushtrrisë pas pjesës së parë

Feronikeli 74

Feronikeli 74 është duke udhëhequr 1:0 pas pjesës së parë ndaj Vushtrrisë. 

Golin e epërsisë për skuadrën nga Drenasi e realizoi Kresimir Luetiq në minutën e 38-të. 

Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Fitorja e dytë për Feronikelin 74, disfata e shtatë për Vushtrrinë

8 o. më parë / 19 sht 2026 17:52
Feronikeli 74

Feronikeli 74 e ka regjistruar fitoren e dytë këtë edicion në Superligën e Kosovës. 

Feronikeli 74 të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti Vushtrrinë në shtëpi me rezultatin 3:1. 

Kreshimir Luetiq i shënoi dy golat e parë për skuadrën nga Drenasi në minutën e 38-të dhe të 64-t. 

Ndërsa golin e tretë e realizoi Lorik Dobratiqi në minutën e 68-të. 

Ndërkohë golin e vetëm për Vushtrrinë e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 70-të. 

Për Vushtrrinë ishte humbja e shtatë. Është në pozitën e fundit pa pikë. 

Feronikeli 74 ka gjashtë pikë dhe po ashtu është poshtë në tabelë.