Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mbi 100 mijë njëqindvjeçarë në Japoni, shumica gra

japoni

Numri i personave 100 apo mbi 100 vjeç në Japoni ka shënuar rekord këtë vit, sipas të dhënave zyrtare shtetërore. Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi se Japonia aktualisht ka 107,677 njëqindvjeçarë, 7914 më shumë se një vit më parë që shënon edhe herën e parë që  shifra arrin mbi 100 mijë. 

Gati 88 për qind e tyre janë gra. 

Fuyo Kishimoto njihet si gruaja më e vjetër, që ka 114 vjeç. Burri më i vjetër në Japoni ka 112 vjeç. 

Ministri i Shëndetësisë, Kenichiro Ueno, u shpreh i kënaqur që japonezët po jetojnë jetë të gjatë e të shëndetshme, derisa përmendi përparimin në mjekësi, mënyrën e jetesës dhe ushqimin si faktorë kontribuues në jetëgjatësi, shkroi AP. 

Megjithatë, shumë të rinj nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre.

Instituti Kombëtar japonez mbi Popullsinë javën e kaluar publikoi rezultatet e një sondazhi sipas të cilit mbi 20% e të rinjve beqarë të moshave 18-34 vjeç nuk kanë synim të martohen ndonjëherë, gjysma e të cilëve arsyetuan se nuk shohin përfitim nga martesa. 

Edhe Për herë të parë, Japonia ka më shumë se 100.000 persona mbi 100 vjeç Kuriozitet Për herë të parë, Japonia ka më shumë se 100.000 persona mbi 100 vjeç

Sipas ekspertëve, rënia drastike e popullsisë në Japoni është e pashmangshme pasi shkalla e fertilitetit në vend ra në nivelin më të ulët historik. 

Në regjistrimin e vitit 2020, popullsia e Japonisë doli të ishte 126 milionë, gati 30% e të cilëve ishin mbi 65 vjeç. Ekspertët llogarisin se deri në vitin 2070 do të kenë një rënie në 87 milionë.