Flash

Gazetari: Edi Rama dhe Evis Sala gënjyen publikisht për trombektominë në QSUNT

Lapsi.al 31 August 2026

Tre ditë pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, njoftuan se trombektomia tashmë ofrohet si shërbim i plotë në QSUNT, gazetari Osman Stafa denoncon se pacientët vijojnë të dërgohen në spitalet private për ta marrë këtë trajtim.

Njoftimi u bë nga kryeministri në rrjetet sociale, ku shërbimi u paraqit si tashmë funksional për pacientët që pësojnë insult ishemik.

“Nga sot, trombektomia në QSUT ofrohet si një shërbim i plotë për qytetarët. Për herë të parë, pacientët me insult ishemik do të mund të trajtohen në QSUT (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”) me trombektomi, aparatura moderne dhe një ekip të specializuar mjekësor,” shkruajti Rama në profilin e tij zyrtar.

Por gazetari Osman Stafa thotë se realiteti në QSUNT është krejt tjetër. Sipas tij, pajisja është vendosur në spital, por shërbimi ende nuk është funksional dhe disa pacientë që janë paraqitur për të kryer trombektominë janë referuar drejt privatit.

“Nuk e dija që do të arrinin deri në këtë pikë për një çështje që ndan jetën nga vdekja. Pas tre ditësh kam vërtetuar se pajisja është vendosur thjesht në dhomë, por nuk është në shërbim të pacientëve. Dhe ka qenë jo një, por disa pacientë. I fundit sot, i cili ka ardhur për të marrë shërbim, pasi ka dëgjuar lajmin e kryeministrit, por QSUNT e ka përcjellë tek privati pasi në QSUNT shërbimi nuk ofrohet,” denoncon gazetari.

Stafa thotë se njoftimi i kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë është një mashtrim publik

Sipas tij, Rama dhe Sala kanë gënjyer për një çështje që lidhet drejtpërdrejt me jetën e pacientëve, ndërsa denoncon se njerëz që janë paraqitur në QSUNT pikërisht pasi kanë dëgjuar njoftimin zyrtar janë përballur me faktin se shërbimi nuk mund të kryhet aty dhe janë orientuar drejt spitaleve private.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI